Zvicra po fiton 5:0 ndaj Islandës, derisa golin e pestë e ka shënuar sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, shkruan albinfo.ch.
Ajeti shënoi në minutën e 71-të nga afërsia, derisa kishte hyrë në lojë vetëm shtatë minuta më parë. Kjo është ndeshja e tij e parë me Zvicën.
Kujtojmë se golin e tretë e ka shënuar Xherdan Shaqiri, derisa kapiten është Granit Xhaka.
https://www.dailymotion.com/video/x6tb80w