Kosova është duke fituar miqësoren përballë Lituanisë në Prishtinë.
Golin e vetëm për Dardanët e ka shënuar Arbër Zeneli në minutën e 27-të, shkruan albinfo.ch.
Ky ishte goli i tetë i Zenelit për Kosovën. Pas kësaj miqësore, Kosova do të përballet me Suedinë dhe Spanjën në kampanjën për kualifikimin në Botërorin e ardhshëm, që mbahet në Katar.