Në dy takime të zhvilluara të shtunën dy futbollistë shqiptarë kanë shënuar gola. Luzerni mundi Vazduzin 5:1, derisa golin e fundit për vendësit e shënoi Jahmir Hyka. Ai ishte titullar, derisa realizoi në minutën e 74.
Tre minuta më vonë u zëvendësua, shkruan albinfo. Për Vaduzin në pjesën e dytë u aktivizua edhe Albion Avdijaj. Ky gol vjen në një moment shumë të mirë për Hykën, i cili u kritikua shumë së fundi për formën jo të mirë.
Hyka që një kohë nuk po ftohet as në Kombëtaren shqiptare. Në anën tjetër, gol shënoi edhe Burim Kukeli, mesfushori i kuqezinjve.
Zurich mposhti 4:0 St. Gallen, derisa Kukeli realizoi në minutën e 35 për 2:0. Ai luajti gjatë gjithë ndeshjes.