Atalanta ka mundur Lazion 3:2 dhe kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Që në minutën e shtatë ka shënuar mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. Por, përgjigja e Lazios nuk vonoi shumë dhe barazon 10 minuta më vonë me Vedat Muriqin. Të dy futbollistët shqiptarë luajtën nga 90 minuta, shkruan albinfo.ch.
Takimi përfundoi 3:2 për vendasit, derisa në gjysmëfinale do të përballen me fituesin e ndeshjes Napoli-Spezia.