Edhe në këtë fundjavë futbollistët shqiptarë kanë qenë protagonistë në Superligën zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Albian Ajeti ka vazhduar me formë të mirë për St. Gallenin, duke realizuar golin e radhës. Ai shënoi golin e parë në fitoren 3:0 ndaj Thunit. Futbollisti shqiptar realizoi nga afërsia në minutën e 19-të. Ky ishte goli i tretë për të në këtë kampionat.
http://www.dailymotion.com/video/x61tnlw
Gol ka realizuar edhe Nedim Bajrami për Grasshoppersin në fitoren e pastër 3:0 ndaj Luganos në udhëtim. Bajrami ka realizuar golin e dytë në minutën e 77-të.
Bajrami është vetëm 18-vjeçar derisa është paraqitur për grupmoshat e Zvicrës.
http://www.dailymotion.com/video/x61trus
Gol këtë fundjavë ka realizuar edhe Milot Rashica për Vitessen kundër skuadrës së madhe holandeze, Ajax. Vitesse fitoi në udhëtim 2:1.