Më çdo 4 gusht që nga viti 1976 në gjithë botën organizohen aktivitete të ndryshme në Ditën e Binjakëve, ndërsa për herë të parë në Kosovë do të bëhet një organizim i tillë duke mbledhur në sheshin e Prishtinës të gjithë prindërit me fëmijë binjakë, trinjakë apo më shumë, shkruan rtk.com.
Që nga viti 1976 ekziston edhe një festival për binjakët i cili zhvillohet në fundjavën e parë të muajt gusht.
Aty marrin pjesë binjakë nga e gjithë bota ku nganjëherë numri pjesëmarrësve arrin deri në dy mijë çifte.
Sipas një studimi të fundit të realizuar në SHBA del se numri i lindjeve të binjakëve është duke u rritur vazhdimisht.
E sipas të njëjtit studim gratë mbi moshën 30 vjeçare kanë më shumë gjasa të lindin binjakë.