Dje, Parlamenti i Kantonit të Zug-ut ka përkujtuar viktimat e sulmit që kishte ndodhur në ndërtesën e këtij parlamenti, më 27 shtator 2001, me ç`rast kishin gjetur vdekjen 14 parlamentarë dhe funksionarë të Qeverisë si dhe qe vetëvrarë atentatori.
Rreth njëmijë veta janë tubuar në mbrëmje në kishën Unterärgeri të Zug-ut për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore.
Pjesëmarrëse ka qenë edhe presidentja e vendit, Micheline Calmy-Rey.
Ajo ka mbajtur një fjalë të shkurtër , m ç`rast veç tjerash ka thënë se “njerëzve të cilët pas përjetimit të aktit të tmershëm kanë vazhduar aktivitetin politik dhe atyre që e kanë filluar një aktivitet të tillë pas kësaj, u takon falënderimi ynë dhe respekti ynë i pakufi”.