Instituti Albanologjik ka shënuar 50-vjetorin e rithemelimit. Akademiku, Rexhep Qosja ka thënë para të pranishmëve se ky institucion mund të funksionojë edhe pa politikën, duke iu referuar mos pjesëmarrjes së zyrtarëve të shtetit në shëmimin e këtij përvjetori, përcjell albinfo.ch.
Sipas Qosjes, përmes veprave të cilat janë shkruar në këtë institut bota ka marrë vesh për gjërat e tmerrshme që kanë ndodhur në Kosovë.
Ndërsa përfaqësues i shoqatave të dala nga lufta, Xhavit Jashari, ndau mirënjohje për drejtuesit e Institutit.