Të shumtë janë kosovarët që kanë zgjedhur edhe këtë vit Shëngjinin për pushime verore. Arsyet janë të shumta, duke nisur nga afërsia mes Kosovës dhe Shëngjinit, që për dallim nga plazhet e tjera, Shëngjini është më pranë tyre, shkruan albinfo.ch.
Hotelet në Shëngjin janë të mbushura me plot turistë kosovarë, por jo vetëm.

Të shumta janë hotelet dhe apartamentet që thonë se kapacitetet e tyre për dhoma tani më janë të rezervuara dhe të mbushura.

Pa dyshim se një valë e turistëve ishte nga diaspora shqiptare e Kosovës. Hotelet më në Shëngjin thonë se ambientet e tyre janë mbushur edhe me mërgimtarë të shteteve të ndryshme të botës, duke shprehur falënderime për atë që kanë zgjedhur.

Shëngjini njihet për plazhin e bukur të rrethuar nga pylli me pisha dhe të mbrojtur nga mali që i rri si kurorë. /Albinfo.ch


