Akuariumet japoneze janë duke u përgatitur për festën e të dashuruarve, me kafshë që bëjnë ekzibicione para se të vërshohen nga mysafirët më 14 shkurt.
Vidra ujore, Haku ka bërë disa ekzibicione me një akull në formë zemre, derisa luanët e detit, Moe dhe Hatti entuziazmuan turmën, duke mbajtur objekte me forma zemre në hundët e tyre, përcjell albinfo.ch.
Dhe në tankun më të madh të akuariumit, peshqit u ushqyen me ushqime në formë zemre.
Akuariumet në Japoni janë shumë të famshëm dhe pikë tejet e popullarizuar për takime të çifteve gjatë javës së Shën Valentinit.
Organizatori i kësaj ngjarjeje, Ayano Tachizaki, ka thënë se pritën mbi 48 mijë vizitorë në kulmin e akuariumit në ditën e festës, e që ka pamjen kah kryeqyteti japonez.