Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë lënduar, pasi si pasojë e reshjeve të shiut, një çati në aeroportin e Delhit është shembur, transmeton albinfo.ch.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihen shtyllat që mbështesnin çatinë duke përplasur makinat e parkuara përgjatë Terminalit 1 të aeroportit, raporton BBC.
Zyrtarë të aeroportit kanë njoftuar se të gjitha fluturimet nga terminali janë pezulluar deri në një njoftim të dytë, thanë autoritetet e aeroportit.