Skuadra futbollistike e Biel-it, nga e njëjta qytezë, shënoi fitore senzacionale ndaj kampionit të shumëfishtë zviceran dhe aktualisht lider i tabelës së klasifikimit në Kampionati zviceran, në një ndeshje të vlefshme për Kupën zvicerane, me rezultat 3:1.
Ndër më të merituarit për këtë fitore ka qenë edhe futbollisti shqiptar nga Kosova, Labinot Sheholli, i cili ka treguar një lojë të mrekullueshme, në krahasim me vëllezërit Granit e Taulant Xhakën dhe Beg Feratin nga ana e kundërt.
Përfundimi i ndeshjes kulminoi me disa ekscese të tifozëve të cilët u futën në fushë të gjelbër dhe filluan festën e fitores, duke shkaktuar një rrëmijë të vërtetë, me ç‘rast rreth 150 policë kantonalë kanë reaguar me plumba gome për t’i qetësuar ata.
Shumica nga ta janë ankuar në lëndime.