130km/h në vend të 80km/h
Në vend të vozitjes prej 80km/h sa lejohet në magjistralen A13 pranë Soazza, ai ishte kapur nga kamerat e sigurisë me tempo 130. Edhepse kamera ishte vendosur në përdorim “paarsye”, kjo nuk e arsyeton vozitjen e tij tej normave. Gjatë gushtit të vitit të kaluar ai përsëri kishte vozitur tej normave, duke u gjobitur me 800 franga zvicerane – 25km/h më shumë sesa e lejuara. Atëkohë ai ishte kapur nga një koleg mes Thusis dhe Tiefencastel, pasi ishte duke shkuar në Davos, transmeton albinfo.ch.
Prokuroria e Graubünden ka ngritur një hetim ndaj Kloter. “Shpresoj, që unë nuk duhet të dorëzoj patentshoferin,” është shprehur Kloter.