Ish shefi i depozitave në arkën pensionale (Fondin pesnsional) të Cyrihut BVK, të cilit po i zhvillohet procesi penal për korrupsion, ka pranuar pjesërisht se “ka lejuar të korruptohet në mënyrë pasive”.
Daniel Gloor në Gjykatën e Qarkut në Cyrih është shprehur se ka marrë mito nga partnerët afaristë, por jo në shumën për të cilën e ngarkon padia. Veç kësaj, ai pretedon se nuk e ka shkelur detyrimin për përkujdesje dhe ekonomizim që e ka pasur në kuadër të detyrës.
Ai po ashtu ka pranuar se ka vepruar gabimisht kur, në vitin 2002, duke i ofruar 20 milionë franga, ka dashur të shpëtonte nga falimentimi një firmë. Pas këtij vendimi të gabuar, ai i kishte ofruar dorëheqjen drejtorit të tij financiar.
Gloor akuzohet se ka marrë mito rreth 1.2 milion franga ndërsa arkës së pensioneve të Cyrihut BVK i ka shkaktuar dëme prej dhjetëra milionësh.
BVK është artka më e madhe pensionale në Zvicër, e cila administron me rreth 20 miliardë franga.