Në njoftimin më të fundit, Departamenti i Thesarit bën me dije se ka vendosur në listën e sanksioneve presidentin e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, Marinko Çavara dhe ministrit të Shëndetësisë në Republikën Sërpska, Alen Sheraniç.
Sipas Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin e Thesarit, Çavara dhe Sheraniç kanë rrezikuar stabilitetin e rajonit dhe kanë minuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe proceset demokratike në vend, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Departamenti amerikan i Thesarit njofton se ka urdhëruar ngrirjen e pronave dhe aseteve që këta dy zyrtarë kanë në SHBA dhe ka ndaluar individët amerikanë që të bëjnë biznes me ta.