Duke përjashtuar shtetasit e 11 vendeve me rrezikshmëri të lartë terroriste, qytetarët tjerë mund të kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky vendim është marrë nga pas katër muajsh pezullim, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Ky ndalim i përkohshëm ka qenë objekt i një sage të gjatë juridike që prej shpalljes nga Donald Trump kur hyri në Shtëpinë e Bardhë në janar, të një dekret që vazhdon të shkaktojë polemika.
Gjykata Supreme kishte lejuar përfundimisht në qershor aplikimin e pjesshëm të dekretit, që pritet t’i lërë kohë përgjegjësve të shërbimeve migratore amerikane që të rishikojnë procedurat dhe metodat e verifikimit të udhëtimeve të mëparshme, transmeton KP.
Presidenti amerikan, Barack Obama kishte fiksuar limitin në 110 mijë refugjatë për vitin fiskal 2017 që përfundoi më 30 shtator. Me të ardhur në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trumpi kishte ulur këtë nivel në 53 mijë duke u përpjekur që të pezullojë krejtësisht programin. Për vitin 2018, Trump e ka ulur edhe më shumë këtë numër në 45 mijë refugjatë.
Por, në listën e pezullimit mbeten qytetarët nga 11 vende , ato që i kishte vendosur Barak Obama në vitin 2015. Këto shtet janë të listën e vënëve që potencialisht përbëjnë rrezik nga terrorizimi.