Vdekjet në SHBA nga koronavirus tejkaluan 150,000 të mërkurën, niveli më i lartë në botë. Numri u rrit në 10,000 në 11 ditë, sipas një raporti të “Reuters”.
Kjo është rritja më e shpejtë e viktimave, pasi Shtetet e Bashkuara kaluan nga 100,000 raste në 110,000 raste në 11 ditë në fillim të qershorit, sipas raportit.
Në shkallë vendi, vdekjet e COVID-19 janë rritur për tre javë rresht, ndërsa numri i rasteve të reja ra për herë të parë që nga qershori.
Një rritje e infeksioneve në Arizona, Kalifornia, Florida dhe Texas këtë muaj ka shkakuar mbushje të spitaleve.
Texas kryeson vendin me gati 4,000 vdekje deri më tani këtë muaj, i ndjekur nga Florida me 2,900 dhe Kalifornia, shteti më i populluar, me 2.500, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.