Edhe përkundër rekomandimeve të OBSH-së për të mos nisur me dozēn e tretë, Qeveria amerikane prezantoi planin e saj për të bërë të mundur një dozë të tretë të vaksinës kundër koronavirusit për qytetarët e saj pas rritjes së rasteve të infektimeve me variantin Delta të virusit.
Të gjithë amerikanët që kanë marrë dy dozat e vaksinës do të kenë mundësi të marrin një dozë shtesë imunizuese duke filluar nga 20 shtatori, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Në fillim atë mund ta marrin punonjësit e shëndetësisë dhe ata të azileve që ishin ndër personat e parë që u vaksinuan në fund të vitit të kaluar.
Nga ana tjetër një reagim për dozën e tretë të vaksinës ka ardhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila deklaron se të dhënat aktuale tregojnë se momentalisht ajo nuk është e nevojshme.
Sipas OBSH, duhen ndihmuar vendet e varfra që të vaksinojë banorët e tyre me të dyja dozat përpara se vendet me të ardhura të larta të mendojnë për një imunizim shtesë.