Temperaturat e ulëta ekstreme edhe më tej vazhdojnë në veri të SHBA-së. Ato kanë shkaktuar vdekje dhe mbyllje të shkollave, zyrave qeveritare dhe kaos në spitale.
Më shumë se 20 persona kanë vdekur, si pasojë e temperaturave të ulëta në New York dhe në Indiana, përcjell albinfo.ch.
Pjesa më e madhe e viktimave ka humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore. Sidoqoftë, meteorologët në fillim të javës parashikojnë temperatura më të larta dhe përmirësim të motit.