Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar rreth 60 mijë raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve të fundit, sakaq numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit gati në 3 milionë.
Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, rreth 131 mijë persona kanë ndërruar jetë në SHBA. Vetëm të martën vendi raportoi 1,000 të vdekur.
Texas konfirmoi rreth 10 mijë raste të reja, ngjashëm me Kaliforninë, e cila raportoi rreth 10 mijë të prekur brenda një dite.
Ndërkohë, në të njëjtën situatë kritike gjendet edhe New York dhe Florida, shkruan dailymail.co.uk, përcjell albinfo.ch.