Skip to content

SHBA ka më shumë miliarderë se sa Kina, Gjermania dhe India së bashku

Ka më shumë miliarderë në botë se kurrë më parë. 2,754 thuhet të jenë në raportin e „The Wealth-X Billionaire Census 2018“, sipas të cilit numri i miliarderëve dhe pasuria e tyre u rrit në nivele rekorde në vitin 2017, shkruan CNBC, përcjell albinfo.ch. Në Shtetet e Bashkuara janë 25% të miliarderëve të botës, thotë […]

Ka më shumë miliarderë në botë se kurrë më parë. 2,754 thuhet të jenë në raportin e „The Wealth-X Billionaire Census 2018“, sipas të cilit numri i miliarderëve dhe pasuria e tyre u rrit në nivele rekorde në vitin 2017, shkruan CNBC, përcjell albinfo.ch.

Në Shtetet e Bashkuara janë 25% të miliarderëve të botës, thotë The Wealth-X, ndonëse është vendi i vetëm 4% të popullsisë së botës. Në fakt, ka më shumë miliarderë në Shtetet e Bashkuara (680) se sa në Kinë, Gjermani dhe Indi së bashku.

“Mbështetur nga një ekonomi e qëndrueshme e brendshme, fitime të ngurta nga shitjet e aksioneve dhe një përqendrim i lartë i kompanive të teknologjisë, Shtetet e Bashkuara kanë shtuar 60 miliarderë të rinj në listë”, tha kompania studimore në raportin e saj.

Dhjetë vendet me më së shumti miliarderë:

 

10. Emiratet e Bashkuara Arabe

Numri i miliarderëve: 62

Pasuria e përgjithshme: 168 miliardë dollarë

 

9. Arabia Saudite

 

Numri i miliarderëve: 62

 

Pasuria e përgjithshme: 169 miliardë dollarë

 

8. Mbretëria e Bashkuar

 

Numri i miliarderëve: 90

 

Pasuria e përgjithshme: 251 miliardë dollarë

 

7. Hong Kong *

 

Numri i miliarderëve: 93

 

Pasuria totale: 315 miliardë dollarë

 

* Hong Kong është një zonë administrative e veçantë, gjysmë autonome e Kinës.

 

6. Rusia

 

Numri i miliarderëve: 96

 

Pasuria totale: 351 miliardë dollarë

 

5. Zvicra

 

Numri i miliarderëve: 99

 

Pasuria totale: 265 miliardë dollarë

 

4. India

 

Numri i miliarderëve: 104

 

Pasuria e përgjithshme: 299 miliardë dollarë

 

3. Gjermania

 

Numri i miliarderëve: 152

 

Pasuria e përgjithshme: 466 miliardë dollarë

 

2. Kina

 

Numri i miliarderëve: 338

 

Pasuria totale: 1.1 trilion

 

1. SHBA

 

Numri i miliarderëve: 680

 

Pasuria e përgjithshme: 3.2 trilionë