SHBA-ja po e kërkon heqjen e taksës, Kurti ka të drejtë
0 Likes0 Share
Grenell i përgjigjet Veselit
I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të kreut të PDK-së, Kadri Veseli, i cili kërkoi nga kryeministri Albin Kurti të mos e largojë taksën.
Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e kërkojnë heqjen e taksës, duke shtuar se Kurti ka të drejtë në këtë çështje.
“Kadri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës heqjen e taksës 100 %. Po e dëmton Kosovën dhe po pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës. Albini ka të drejtë këtu”, ka shkruar Grenell.
Ai tutje ka shkruar se është i shqetësuar me ngutinë e tepruar të Kurtit për t’i përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për ta rehatuar Listën serbe.
Veseli, ka thënë se heqja e taksës do të dëmtonte më tej Kosovën.
Kadri, the United States is asking for Kosovo to drop the 100% tariffs. It hurts Kosovo and chases businesses away from creating jobs. Albin is right on this. https://t.co/EHkTmwq9KS