Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar pajisje mjekësore Ministrisë së Shëndetësisë.
Donacioni i radhës nga SHBA-ja janë pajisje mbështetëse për oksigjenin.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se SHBA-ja po vazhdon ta mbështesë shëndetësinë e Kosovës.
“Bashkë me kolonel Stephen A. Rose dhe major Courtney Olson morëm pjesë në dorëzim-pranimin e këtij donacioni. Përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake, SHBA-ja na ka dhuruar pajisje të ndryshme si respiratorë, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor, po edhe ndihma të tjera”, shkroi Zemaj në Facebook.
Ai teksa falënderoi kolonelin Rose dhe majorin Olson, tha se Kosova është e bekuar me miqësinë e Amerikës.
SHBA-ja vazhdimisht ka ndihmuar Kosovën me pajisje shëndetësore për luftimin e pandemisë COVID-19.