Kanë arritur në Kosovë 24 automjetet ushtarake “Humvee” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto automjete, që pritet të jenë në dispozicion të FSK-së, pasi të marrë mandatin e Forcës së Armatosur, i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth shtatë milionë euro. Ky çmim ishte zbritur pas negociatave me kompaninë AM General.
KTV merr vesh se po ashtu FSK-ja do të marrë edhe automjete tjera “Humvee”, këtë herë dhuratë nga Amerika. Vlera e dhuratës mendohet se është rreth 10 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Më 14 dhjetor do të mbahet seanca ku është paraparë të votohen në lexim të dytë ligjet që i japin mandatin e mbrojtjes FSK-së.