Mësohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar edhe 81 tonë municione të kalibrave të ndryshëm në Ukrainë, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov, përmes një postimi në ”Twitter”.
”Këtë herë, aeroplani i katërt solli në Ukrainë 81 tonë municione të kalibrave të ndryshëm. Javën e ardhshme presim avionë amerikanë me asistencë ushtarako-teknike për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Ukrainës”, ka shkruar Reznikov.