“Nëse ne nuk kuptojmë kërcënimin dhe nuk reagojmë, kjo do të kërcënonte aleancën ushtarake që ka pasur më shumë suksese në histori, NATO-n”, deklaroi Mark Esper gjatë Konferencës së Mynihut për Sigurinë.
Sekretari amerikan i Punëve të Jashtme, Mike Pompeo, ka denoncuar “Kalin e Trojës” që përbën për atë prodhuesi kinez, përfshirja e të cilit në rrjetet perëndimore 5G do të shkaktonte, sipas tij, transferimin e të dhënave të të gjithë përdoruesve te “Partia Komuniste kineze” dhe “shërbimet sekrete kineze”.
SHBA-ja u ka kërkuar disa vendeve, veçanërisht europianëve, të mos përdorin infrastrukturat “Huawei” për vendosjen e rrjetit të ri telefonik 5G, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.