Qeveria amerikane është zotuar të rrisë eksportet e gazit natyror të lëngshëm për të ndihmuar në uljen e varësisë së Evropës nga gazi rus.
Megjithatë, progresi është i ngadalshëm për shkak të shqetësimeve rreth ndikimit në ndryshimet klimatike.
Kriza e Ukrainës ka treguar varësinë e madhe energjetike të Evropës nga Rusia, e cila furnizon rreth 40 për qind të gazit natyror të përdorur për ngrohjen e shtëpive të saj dhe prodhimin e energjisë elektrike.