Drejtori i përgjithshëm, Bahri Berisha, sot pranoi një donacion në vlerë mbi 12.000 mije euro pajisje për zbatim të ligjit nga programi EXBS i SHBA-së.
Përfaqësuesi Rick Clark dorëzoi pajisje te Dogana e Kosovës, po ashtu edhe për Policinë Kufitare.
Ndryshe, deri tani Dogana e Kosovës ka pranuar rreth 400.000 dollarë pajisje dhe trajnime të financuara nga Qeveria e SHBA-së, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.