Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka aprovuar një ofertë të vlefshme prej 6,5 miliardë dollarësh për të shitur 32 avionë luftarakë F-35 në Poloni.
“Shitja e avionëve do të rrisë kontributin e Polonisë në NATO dhe do të zvogëlojë varësinë e saj nga pajisjet ruse”, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit në një deklaratë.
Sipas Reuters, në prill Pentagoni i sugjeroi Kongresit të konsiderojë shitjen e një aeroplani amerikan Lockheed Martin në një shtet anëtar të BE-së ose NATO-s, transmeton AlsatM.
Kongresi atëherë përmendi Greqinë, Rumaninë, Spanjën ose Singaporin, si vende të mundshme për të ofruar aeroplanët.
Vendimi i Departamentit të Shtetit për të pranuar ofertën për shitjen e aeroplanëve në Poloni erdhi disa ditë pasi zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, vizitoi Poloninë për të shënuar 80-vjetorin e Luftës së Dytë Botërore.