Ushtria amerikane të mërkurën zbuloi planet për të tërhequr rreth 12,000 trupa nga Gjermania pas një vendimi të Presidentit Donald Trump, por tha se do të mbajë gati gjysmën e tyre në Evropë për të adresuar tensionin me Rusinë.
Trump njoftoi qëllimin e tij muajin e kaluar për të ulur kontingjentin e trupave amerikane prej 36,000 vetësh në Gjermani në 25,000, duke fajësuar aleatin e ngushtë amerikan për dështimin për të përmbushur objektivin e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s.
Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper ka kërkuar, megjithatë, të paraqesë tërheqjen në një mënyrë që do të parandalonte dëmtimin e NATO-s dhe përpjekjet e saj për të penguar ndërhyrjen ruse, pas aneksimit të Moskës në Gadishullin e Krimesë në vitin 2014.
Në total, rreth 5.400 trupa nga 12,000 të larguar nga Gjermania pritet të qëndrojnë në Evropë. Shumë nga forcat e mbetura do të bazohen në Shtetet e Bashkuara.
Nëse zgjidhet demokrati Joe Biden president, do të rishikojë vendimin e Trump, për tërheqjen e trupave nga Gjermania, tha një ndihmës i lartë i Biden në fillim të këtij muaji, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch