Zyrtarë të lartë amerikanë kanë deklaruar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të njoftojë ndërtimin e një porti në Gaza nga ushtria amerikane, në mënyrë që të dërgohen më shumë ndihma humanitare nga deti, transmeton albinfo.ch.
BBC ka raportuar se sipas zyrtarëve, porti i përkohshëm do të rrisë sasinë e ndihmës humanitare për palestinezët me “qindra kamionë shtesë” në ditë, ndërsa u tha se ndërtimi i këtij porti do të marrë disa javë kohë.
Përmes këtij porti, anijet e mëdha do të mund të transportojnë ushqime, ilaçe dhe strehimore të përkohshme. Dërgesat fillestare do të mbërrijnë nëpërmjet Qipros.