Zyrtarët e Shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se varianti Delta i koronavirusit vazhdon të përhapet dhe përbën rreth 83% të rasteve me COVID-19 në vend.
Kjo është një rritje dramatike krahasuar me 3 javë më parë, kur varianti Delta përbënte rreth 50% të rasteve.
Ekspertët amerikanë kanë njoftuar se mjeti më i mirë për ta luftuar këtë variant është vaksinimi.