Xherdan Shaqiri është njëri nga futbollistët më të njohur në Zvicër. Ai vazhdon të jetë idol për të rinjtë dhe model për shumëkënd.
Ai është ambasador i fushatës së Coca-Cola ‘One Brand’ në Zvicër, së bashku me shumë fytyra të njohura si reperin Stress, moderatoren Alexandra Maurer dhe artisten Zow Pastelle. Fushatën e Coca-Cola Shaqiri e zhvillon në bulevardet publike të Rheinstadt, shkruan ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.
Ai vjen shpesh në Zvicër dhe asnjëherë nuk e harron Bazelin. “Sa herë të vi fillimisht shkoj në shtëpinë e familjes time. Jam një tim familjar. Prindërit, motra dhe dy vëllezërit janë gjithçka për mua”, ka thënë fillimisht Shaqiri.
Më pas ai ka treguar edhe vendet të cilat i pëlqen në qytetin zviceran. “Më pëlqen Rotisserie Raurica në Kaiseraugst. Atje e bëjnë ushqimin e mirë. Sa i përket shopingut atëherë blej atlete”.
Sipas tij vendi më i mirë për t’u realaksuar është shtëpia e tij në Bazel, kurse vendi më i bukur në Bazel është bregu i lumit të Rajnës.
https://www.youtube.com/watch?v=ubC5vXnh2bU