Futbollisti më i mirë i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka qëndruar për një vizitë të shkurtër në vendlindjen e tij, në Zhegër të Gjilanit. Ai e ka shfrytëzuar këtë vizitë për të takuar fansat e tij në Kosovë.
Kuvendi Komunal i Vitisë ka publikuar një fotografi, ku shihet Shaqiri në një takim me kryetarin e kësaj komune, Sokol Haliti.
Përveç kësaj, Shaqiri duket të ketë pranuar edhe një mirënjohje.
Përndryshe, Shaqiri me krenari kaherë e tregon prejardhjen e tij. Qe disa vjet Shaqiri po i bën reklamë të mirë Kosovës, falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me Zvicrën, por edhe me Interin.
Ai udhëtoi në vendlindje të dielën, por nuk qëndroi shumë dhe të hënën u paraqit në stërvitje me Interin.