Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në përballjen e sotme të Stoke Cityt në udhëtim te Hull City, duke shënuar të dy golat në fitoren prej 0:2, shkruan albinfo.ch.
Golin e parë ai e shënoi në minutën e 26-të pas asistimit nga Shawcross. Ai shënoi një gol të bukur nga rreth 25 metra.
Shaqiri edhe në pjesën e dytë shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 50-të. Ai është vlerësuar si futbollisti më i mirë i ndeshjes, derisa mesfushorin shqiptar e lavdëroi edhe trajneri i tij, Mark Hughes.
Shaqiri kishte realizuar edhe në xhiron e parë të Ligës Premiere, derisa më pas u lëndua.
https://www.youtube.com/watch?v=g4WaojYBoUY
https://www.youtube.com/watch?v=JpgqXyUaygo