Xherdan Shaqiri ka shënuar golin e parë për skuadrën italiane, Inter, në ndeshjen kundër Sampdorias që kishte përfunduar me rezultat 2:0.
Në këtë takim të vlefshëm për Kupën e Italisë, trajneri Roberto Mancini kishte inkuadruar Shaqirin nga fillimi i ndeshjes. Xherdan Shaqiri kishte shënuar në minutën e 71-të, ndërsa Icardi në minutën e 88-të.
Mesfushori shqiptar i është bashkuar klubit italian Inter në formë huazimi, ndërsa transferimi permanent i tij nga Bayern Munich do të bëhet gjatë verës.