Xherdan Shaqiri ka realizuar edhe një gol të bukur në Premier Ligën angleze.
Po zhvillohej minuta e 43-të e takimit Leicester – Stoke City, kur ylli kosovar i dha epërsinë skuadrës së tij mysafire.
Me golin e Shaqirit u mbyll pjesa e parë 0:1 në të mirë të Stoket, që po lufton për mbijetesë sivjet.
Ky ishte goli i tij i shtatë në sezonin e ri. Ai ka edhe gjashtë asistime në sezonin aktual.