Klubi amerikan i Chicago Fire zyrtarizoi transferimin e mesfushorit shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Për kartonin e 30-vjeçarit u paguan 7 milionë euro, ndërsa po aq pritet të jetë edhe paga e Shaqirit, duke qenë futbollisti më i paguar në futbollin amerikan për momentin, përcjell albinfo.ch.
Drejtori sportiv i klubit Georg Heitz ka punuar me Shaqirin te ekipi i Bazelit, ku ky i fundit nisi karrierën në vitin 2009. Shaqiri do të jetë pjesë e skuadrës së Chicago Fire deri në vitin 2024.
Ylli shqiptar ka qenë pjesë e disa prej klubeve më të njohura evropaine si Bayerni i Munihut, Interi, Liveprooli, Lyon, Stoke City dhe Basel.
Në total, Shaqiri ka fituar 17 trofe, përfshirë edhe dy Liga Kampionesh, duke qenë futbollisti i vetëm shqiptar që ka fituar këtë garë.
Shaqiri u përshëndet edhe nga ish-lojtari i Gjermanisë dhe i Chicago Fire Bastian Schweinstaiger për transferimin tek ekipi i ri.