Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri është aktivizuar vetëm nëntë minuta në tri ndeshjet e para në këtë sezon për Liverpoolin.
Mesfushori shqiptar është i qetë dhe pret rastin të dëshmojë aftësitë e tij. “Ekipi është përforcuar me disa lojtarë dhe është rritur konkurrenca. Por, kjo ka edhe anët pozitive. Mezi pres ndeshjet e radhës, sepse e kemi nisur shumë mirë”, është shprehur ylli shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Shaqiri thotë se mund të luajë në çdo pozitë në sulm. “Mund të luaj si ‘9’-sh, apo ‘10’-sh apo edhe si anësor. Më pëlqen shumë loja që aplikon trajneri. E kam njohur prej kur isha në Gjermani, andaj mendoj se të vija në Liverpool, ishte vendim i duhur për mua”, shtoi tutje futbollisti shqiptar.
Liverpooli ka fituar tri ndeshjet e para të Premierligës, derisa në ndeshjen e ardhshme ballafaqohet me Leicesterin.
“Të Kuqtë” janë skuadra e vetme që nuk ka pësuar asnjë gol në këtë sezon në kampionatin anglez.