Virusi korona ka ndikuar shumë në sport, ku janë ndaluar shumica e kampionateve në Evropë, derisa edhe Kampionati Evropian është shtyrë për vitin e ardhshëm.
Kampionati anglez gjithashtu është shtyrë dhe stërvitjet janë ndërprerë.
Te skuadra e Liverpoolit pak futbollistë po qëndrojnë në qendrën stërvitore dhe në mesin e tyre është edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, përcjell albinfo.ch.
Përveç tij janë edhe Alisson, Nathaniel Clyne dhe Yasser Larouci.
Lojtarët tjerë të Liverpoolit janë urdhëruar që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit.