Futbollisti i njohur shqiptaro–zviceran, Xherdan Shaqiri ka prezantuar në Facebook një palë këpucë sportive të reja të NIKE’s.
Në postimin e tij në Facebook shihet në njërën këpucë flamuri i Kosovës dhe në tjetrën ai i Zvicrës, duke harruar këtë herë atë të Shqipërisë
Ky veprim i Shaqirit është kritikuar në rrjetet sociale dhe është komentuar nga mediat shqiptare.
Shaqiri dashurinë e tij për Kosovën e ka treguar edhe më parë, gjatë finales së Ligës së Kampionëve me Bayern-in, ku pas triumfit kishte valëvitur flamurin e Kosovës dhe Zvicrës nëpër tërë stadiumin.
