Ditë e martë kishte marrë rezultatin se ishte pozitiv me Covid-19, derisa sot ka dalur negativ. Xherdan Shaqiri mori një lajm pozitiv dhe i është bashkuar ekipit të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Federata Zvicerane e Futbollit ka konfirmuar se Shaqiri ka dalur negativ, në testin e zhvilluar sot.
Ai mungoi në ndeshjen e së mërkurës ndaj Kroacisë, pikërisht për këtë arsye, derisa të gjithë lojtarët tjerë të Zvicrës ishin negativë me Covid-19. Zvicra më 10 dhe 13 tetor do të përballet me Spanjën dhe Gjermaninë në Ligën e Kombeve.
Shaqiri ka marrë edhe një lajm tjetër pozitiv, pasi është në listën e Liverpoolit për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.