Xherdan Shaqiri shkëlqeu për Zvicrën në fitoren 3:1 ndaj Turqisë. Shaqiri shënoi dy gola mjaft të bukur.
Ai është bërë lojtari i parë i Zvicrës që shënon shtatë gola në Kampionate Evropiane dhe Botërore. Me vetëm 29 vjet, Shaqiri theu një rekord në histori të futbollit zviceran, shkruan albinfo.ch.
Gjithashtu Shaqiri është bërë futbollisti i vetëm zviceran, i cili ka shënuar në katër turne radhazi. Kupa e Botës 2014, Euro 2016, Kupa e Botës 2018 dhe Euro 2020.
Ai gjithashtu është vetëm futbollisti i katër evropian që shënon radhazi në katër turne madhore. Këtë rekord e arritën Cristiano Ronaldo, Romelu Lukaku dhe Ivan Perisiq.