Liverpooli ka fituar për herë të gjashtë Ligën e Kampionëve, apo garën më të rëndësishme për klube, shkruan albinfo.ch.
Pjesë e skuadrës angleze është edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili paraqitet për Zvicrën.
Kjo është hera e dytë që Shaqiri e fiton garën më prestigjioze për klube në Evropë.
Shaqiri është futbollisti i vetëm shqiptar që e ka fituar këtë garë. Tashmë është edhe futbollisti i parë zviceran që e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve.
Herën e parë e kishte fituar sa ishte pjesë e Bayern Munichut, më 2003.
Sa për ironi të fatit, ai nuk luajti në asnjërën finale, edhe pse ka dhënë kontribut gjatës rrugës deri në finale.
Xherdani është 27-vjeçar dhe mund të fitojë sërish këtë garë.