Mediat ndërkombëtare raportojnë njëzëri se Xherdan Shaqiri do të transmetohet në kampionatin amerikan të futbollit, përcjell albinfo.ch.
Chicago Fire do të paguajë shtatë milionë euro te Olympique Lyon për kartonin e mesfushorit shqiptar.
Sipas mediave të huaja, Shaqiri do të përfitojë shtatë milionë dollarë në vit, duke u bërë futbollisti me pagën më të lartë në MLS.
Më të pagurit në MLS edicionin e kaluar ishin Carlos Vela (Los Angeles FC) me 6.3 milionë dollarë, i ndjekur nga Chicharito (LA Galaxy) me 6 milionë dollarë dhe Gonzalo Higuain (Inter Miami) me 5.8 milionë dollarë.
Shaqiri mund të bëhet lojtari më i shtrenjtë në MLS deri në verë, pasi që Lorenzo Insigne, i cili kalon nga Napoli në Toronto, do të marrë 15 milionë dollarë.
Shaqiri, 30-vjeçar, do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2024.