Tashmë nuk ka asnjë dilemë. Xherdan Shaqiri po shndërrohet në një nga futbollistët kyç të Liverpoolit.
Dy gola në derbin e kaluar ndaj Manchester United bëri që e gjithë Evropa të flas për të, derisa edhe të mërkurën u shënuar në listën e shënuesve, shkruan albinfo.ch.
Shaqiri shënoi njërin nga katër golat e “Të Kuqve” ndaj Newcastles. Ky ishte goli i gjashtë në këtë sezon dhe ka edhe dy asistime, derisa në fillim të kampionatit nuk kishte shumë minuta.
Mediat angleze e kanë vlerësuar si njërin nga lojtarët më të mirë në fushë. “The Indipedient” e ka notuar Shaqirin me notën 9, apo më të lartën në ndeshje.
Ai jo vetëm që shënoi, por zhvilloi edhe një ndeshje të bukur.