Xherdan Shaqiri shënoi supergol në ndeshjen e 13-të të edicionit aktual me Bazelin zviceran.
Baseli të mërkurën në mbrëmje fitoi me shumë vështirësi ndaj Sionit 4:1 pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 2:2.
Goli i 33-vjeçarit Shaqiri nga gjuajtja e lirë e kaloi Bazelin në epërsi 1:0, por Bazeli pranoi dy gola nga Theo Bouchlarhemi.
Zëvendësuesi Anton Kade e dërgoi ndeshjen në vazhdime, ku nuk pati gola.
Shaqiri ishte i saktë edhe nga penalltia dhe Bazeli avancoi në çerekfinale të garës.
Shaqiri e kompletoi ndeshjen, ndërsa minuta te vendësit patën Albian Ajeti e Taulant Xhaka.