Sonte zhvillohet një duel shumë interesant në Premierligën angleze, ku do të përballen Stoke City dhe Arsenal nga ora 18:30, shkruan albinfo.ch.
Por, ky duel sjell edhe duelin tjetër në veti ndërmjet dy yjeve shqiptarë, Xherdan Shaqirit të Stokes dhe Granit Xhakës të Arsenalit. Gjithashtu për Arsenalin pritet të kthehet edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi.
Shaqiri dhe Xhaka janë shokë të ngushtë, derisa gjithashtu janë dy nga futbollistët kyçë në Përfaqësuesen e Zvicrës.
Të dy kanë dalë nga Baseli, ku fituan shumë trofe së bashku me skuadrën zvicerane.