Një vit para fillimit të Botërorit që do të mbahet në Brazil në vitin 2014, kanë filluar të paraqiten pllakatet me yjet e mëdhenj të futbollit botëror. Por, derisa defilimi i një ylli të pakontestueshëm të futbollit planetar si Messi duket diçka e nënkuptueshme, del e befasueshme figura e llit të ri, futbollistit shqiptaro-zviceran që luan për Bajernin, Xherdan Shaqiri. Pikërisht ylli me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit krhas Mess-it mund të shihet tash disa ditë në ballinën e një flyeri të publikuar së fundi nga FIFA dhe që po qarkullon në Zvicër e në Austri. Paralelisht me Shaqirin, një pllakat identik e tregon yllin tjetër të Bajernit, David Alaba po ashtu së bashku me Messin.
Siç kanë deklaruar krijuesit e këtyre pllakateve, (EA Sports) figura e Shaqiri dhe Alaba-s duhet të “nxehin” publikun e futbollit në Zvicër dhe në Austri për Botërorin 2014.
I pyetur nga gazetarët e sport.ch, Shaqiri ëhtë shprehur i entuziazmuar me këtë veprim: “Unë kam qenë gjithmonë fans i madh i serive të fotografive që i publikon Fifa. Por tash, të jem imazhi Fifa-s 2014 krahas një ylli të tillë të madh si Messi, që është futbollisti më i mirë në botë, ftyra e FIFA-s 2014 në Zvicër, është një mirënjohje e jashtëzakonshme”.
Ndërsa përfaqësuesit e EA Sports kanë thënë se vendimi për të vënë figurat e Shaqirit dhe Alaba-s në këto pllakate është plotësisht i kuptueshëm kur dihet rëndësia që kanë ata për sukseset e Bajernit dhe kur dihet simpatia që gëzojnë në mesin e publikut zviceran përkatësisht austriak.