Në ndeshjen e djeshme Fc Basel-FC Luzern, të cilën e fitoi Bazelki me rezultat 3 me 1, ka munguar kryesori: ylli tashmë ndërkombëtar, Xherdan Shaqiri. Ai, për këtë ndeshje me rëndësi, ishte paraqitur si i sëmurë, ndjente lodhje në këmbë. Ndërkohë, siç e tregojnë fotografitë, Xherdani ka bërë tifo për shokët e tij nga tribuna, si çdo shikues tjetër.
Ai duket madje me xhaketë të hapur dhe me një bluzë të hollë përfundim, asgjë nuk të përkujton njeriun e süemurë, siç vëren portali i gazetës blick në një shkrim të publikuar sot.
Sigurisht, vazhdon portali, pas golit që shënoi për kombëtaren zvicerane në ndeshjen kundër Argjentinës, Shaqirin e kanë kursyer. Një luks i madh, kur është fjala për një ndeshje me peshë, sikur kjo kundër Luicernit, njëri ndër skuadrat që konkurrojnë për titull.
Sidoqoftë, në ndeshjen e kthimit për të tetën e Ligës së Kampionëve kundër Bajernit, më 13 mars në Munih xhuxhi magjik do të jetë sërish në formën më të mirë.